Ballina Sport Kush është trajneri i ri i Shqipërisë?

Kush është trajneri i ri i Shqipërisë?

SHPËRNDAJE

Kombëtarja e Shqipërisë, është bërë me trajner të ri, i cili do të jetë Sylvio Mendes Campos Junior.

Silvinjo do ta zëvendësojë në këtë detyrë italianin Edoardo Reja, i cili ishte në krye të kuqezinjve për tre vite e gjysmë duke arritur rezultate të rëndësishme dhe duke rinovuar ndjeshëm skuadrën me element të rinj premtues.

Sylvio Mendes Campos Junior, i njohur për publikun si Silvinjo, ka përzgjedhur si ndihmës të tij argjentinasin Pablo Javier Zabaleta Girod dhe brazilianin Dorival Guidoni Junior, transmeton Klankosova.tv.closevolume_off

48 vjeҫari Silvinjo, i cili vjen me një CV të pasur si lojtar dhe trajner, ka një eksperiencë të pasur si zëvendës trajner menjëherë pas lënies së futbollit dhe trajner më pas.

Gjithçka nis në 2011 kur merr pozicionin e zëvendës trajnerit te Cruzeiro, për të kaluar më pas te Sport Recife, Nautico, Corinthias, Inter, zëvendës trajner i Brazilit për tre vite përpara se të merrte drejtimin e Olimpik Lionit në Francë dhe më pas Korinthiasit në kampionatin brazilian.

Në karrierën e tij të pasur si lojtar, Silvinjo është aktivizuar te Corinthias, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona dhe Manchester City ku mbylli karrierën e tij.

Më datë 9 janar, Silvinjo dhe stafi i tij do të jenë në Tiranë për të hedhur firmat në kontratë dhe më pas për të bërë prezantimin e tyre në ora 11:00 në sallën e stadiumit “Air Albania”.