Ballina Aktuale Ronaldo prezantohet në stadiumin e stërmbushur: Përshëndet fëmijët, gjuan disa top dhuratë...

Ronaldo prezantohet në stadiumin e stërmbushur: Përshëndet fëmijët, gjuan disa top dhuratë për fansat dhe pastaj e mbyll me familjen e tij në skenë

SHPËRNDAJE

Cristiano Ronaldo është prezantuar në një ceremoni madhështore te klubi i Arabisë Saudite, Al Nassr.

Stadiumi “Mrsool Park” ishte i stërmbushur me tifozë, të cilët me padurim presin ta shihnin yllin portugez në fushë me fanellën e ekipit të tyre.

Pas konferencës për shtyp dhe njohjes me bashkëlojtarë dhe stafin e trajnerëve, ishte koha për tifozët në tribuna, pasi shumë prej tyre po mbanin fotografi të Ronaldos.

Ai doli nga një tunel ku shkruhej emri i tij dhe ishin ngjyrat e klubit, ndërsa me të dal nga to filloi zhurma e madhe në stadium, ndërsa fëmijët kishin krijuar një tunel në hyrje të fushës, ku CR7 të gjithë i përshëndeti.

Pastaj ia mbajti një fjalim të shkurtër, për të kaluar pak kohë me tifozët, ku në drejtim të tyre gjuajti disa topa të nënshkruar nga ai.

Në fund edhe familja e tij u fut në fushë, gruaja me fëmijët, për të përshëndetur të pranishmit.

Në një “Forca Al Nassr’ në gjuhën arabe mbyll prezantimi i yllit të madh.

Cristiano Ronaldo ka mbërritur mbrëmë në Arabinë Saudite dhe sot i ka mbyllur të gjitha marrëveshjet me klubin, ku do të jetë lojtari më i paguar në histori me 200 milionë euro në vit. /Telegrafi/