Ballina Teknologji AMD thotë e procesorët e rinj 3D V-Cache Ryzen 7000 janë deri...

AMD thotë e procesorët e rinj 3D V-Cache Ryzen 7000 janë deri në 30% më të shpejtë sesa Intel 13th Gen në gaming

SHPËRNDAJE

Të tre procesorët kanë një vlerësim TDP prej 65W dhe vinë me çmime më të ulëta sesa modelet ekzistuese X prej 429 dollarë, 329 dollarë dhe 229 dollarë respektivisht.

Seritë e reja Ryzen 7000 kanë 6 procesorë të rinj. CEO e kompanisë Lisa Su konfirmoi ditën e sotme se seritë Ryzen 7000 jo-X do të përfshijnë modelet Ryzen 9 7900, Ryzen 7 7700 dhe Ryzen 7 7600.

Të tre procesorët kanë një vlerësim TDP prej 65W dhe vinë me çmime më të ulëta sesa modelet ekzistuese X prej 429 dollarë, 329 dollarë dhe 229 dollarë respektivisht.

AMD gjithashtu solli procesorët e shumë pritur X3D të cilët pritet të marrin kurorën gaming nga procesorët Intel.

Familja e produkteve Zen4 do të përfshijë Ryzen 9 7950X3D me 16 bërthama dhe 144MB cache. Ky procesor ka frekuencë maksimale prej 5.7Ghz, por aq sa Ryzen 9 7950X por TDP është reduktuar me 50W në 120W.

7950X3D nuk është i vetmi procesor i kësaj kategori që debutoi sot. AMD konfirmoi edhe Ryzen 9 7900X3D me 12 bërthama, 5.6Ghz frekuencë maksimale dhe 140MB Cache.

Së fundi por jo më pak i rëndësishëm është Ryzen 7 7800X3D me 8 bërthama, 104MB Cache dhe frekuencë maksimale prej 5.0Ghz.

TDP-ja e këtij modeli është 120W, më e lartë sesa Ryzen 7 7700X prej 105-vat. AMD pretendon se procesorët e rinj janë 21-30% më të shpejtë sesa Core i9-13900K në titujt më popullor të esporteve.

Konkretisht Ryzen 9 7950X është 9% deri në 24% më i shpejtë në gaming.

Seritë Ryzen 7000X3D do të kenë V-Cache të aplikuar në vetëm një prej “chiplet”.

Konkretisht Ryzen 9 7950X3D i cili ka dy chiplet me 8 bërthama secili të lidhur me Infinity Fabric, do të ketë 64MB L3 Cache aplikuar në një prej chiplet së bashku me 32MB L3 Cache që të dy chiplet kanë duke i dhënë një total prej 144MB.

AMD konfirmoi se procesorët Ryzen 7000X3D do të shiten nga muaji Shkurt por nuk specifikoi datat dhe çmimet.