Ballina Teknologji Aeroplani më i madh në botë sapo theu një rekord të madh

Aeroplani më i madh në botë sapo theu një rekord të madh

SHPËRNDAJE

I mundësuar nga gjashtë motorët e tij, aeroplani më i madh në botë, The Roc u ngrit nga Porti Ajror dhe Hapësinor Mojave në Kaliforninë juglindore të premten në mëngjes duke thyer një tjetër rekord fluturimi për një aeroplan me këso përmasa.

Aeroplani fluturoi për gjashtë orë rresht përpara se të zbarkonte në të njëjtin aeroport, transmeton Telegrafi.

I ndërtuar nga Stratolaunch, The Roc është një aeroplan transportues me një hapje krahësh më të gjatë se një fushë futbolli.

Megjithatë, aeroplani nuk mund të bart ngarkesa të rënda, por po testohet të bëjë diçka shumë të ndryshme – të shërbejë si një platformë për testimin e ngarkesave hipersonike.

Ky është fluturimi i nëntë i testimit për kompaninë, por ishte vetëm fluturimi i dytë testues ku mbajti lart mjetin testues hipersonik Talon-A, një pjesë e rëndësishme e planeve të saj për të filluar testimin hipersonik më vonë këtë vit.

Talon-A është një mjet testimi i ripërdorshëm me fuqi raketash që është 8,5 metra i gjatë dhe ka hapje krahësh 3.4 metra. /Telegrafi/