Ballina Shkencë Shkencëtarët zhvillojnë rrobat për zjarrfikësit dhe policët që vrasin viruset e bakteret,...

Shkencëtarët zhvillojnë rrobat për zjarrfikësit dhe policët që vrasin viruset e bakteret, janë bërë nga pëlhura që dekontaminon veten

SHPËRNDAJE

Shkencëtarët nga Universiteti Alberta kanë arritur të zhvillojnë rrobat që mund të vrasin viruset dhe bakteret.

Rrobat janë të dedikuara për zjarrfikësit dhe policët, e janë bërë nga pëlhura që dekontaminon veten

Ky material mund të ketë një përdorim më të gjerë edhe në të gjitha llojet e uniformave.

“Këtë teknologji duam ta bëjmë efikase dhe të përputhshme me proceset e prodhimit në nivel industrial, dhe ky është një hap i madh”, tha shkencëtarja Patricia Dolez, e cila është eksperte e tekstilit në fakultetin e Bujqësisë, Shkencave të Jetës dhe Mjedisit.

Projekti përqendrohet në përmirësimin e performancës afatshkurtër dhe afatgjatë të përfundimit të pëlhurës, që po e hulumtojnë Dolez dhe kolegët e saj James Harynuk dhe Jane Batcheller.

Qëllimi është që prodhimi industrial në shkallë të gjerë të bëhet ekonomikisht i realizueshëm. Puna u mbështet me një milion dollarë nga programi i Ministrisë së Mbrojtjes Kombëtare në Kanada.

Në procesin e përfundimit, përdoren N-halamina, përbërës që mund të vrasin shpejt dhe me efikasitet bakteret dhe viruset, dhe mund të aplikohen lehtësisht në tekstile.

Kombinimi është i përshtatshëm për të gjitha uniformat mbrojtëse, ato mund të vishen nga të gjithë, nga ushtarët dhe zjarrfikësit e deri te punonjësit e mjekësisë.