Ballina Sport Aguirre thërret Vedat Muriqin

Aguirre thërret Vedat Muriqin

SHPËRNDAJE

Vedat Muriqi është ftuar për ndeshjen e ardhshme të Mallorcas, në udhëtim ndaj Villarrealit.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën, me fillim prej orës 16:15.

Trajneri i Mallorcas, Javier Aguirre, në paraqitjen e tij në konferencën për media ka konfirmuar se do ta grumbullojë Muriqin për këtë përballje.

Por, trajneri spanjoll tha gjithashtu se sulmuesi ynë nuk pritet të luajë nesër pasi nuk është ende plotësisht i gatshëm.

“Nuk është 100% gati, por unë do ta ftojë. Është ende e vështirë për të, por ai tashmë është integruar në grup”, tha Aguirre.

Kujtojmë se Muriqi kishte pësuar lëndim në nëntor të vitit të kaluar, në ndeshjen me Kombëtaren e Kosovës ndaj Izraelit.