Ballina Lajme Nga Vendi ODAT EKONOMIKE TË SERBISË DHE KOSOVËS, MBËSHTESIN BIZNESET LOKALE NË LUGINË TË...

ODAT EKONOMIKE TË SERBISË DHE KOSOVËS, MBËSHTESIN BIZNESET LOKALE NË LUGINË TË PRESHEVËS

SHPËRNDAJE

Nga Sevdail Hyseni

 

Në Pallatin e Kulturës, në Bujanoc, u zhvillua një takim pune në mes përfaqësuesve të Odës Ekonomike të Serbisë dhe Kosovës, në të cilën merrnin pjesë krerët e udhëheqësve institucionalë të Luginës së Preshevës dhe udhëheqësit e bizneseve lokale.

Qëllimi i këtij takimi, në nivel të odave ekonomike të dy shteteve, serbo – shqiptare, ishte krijimi i lehtësirave komunikuese në bizneseve të dyja vendeve, për avancimin e bizneseve lokale në Luginë të Preshevës dhe krijimin e tregjeve të reja në fushën e distribuimit të produkteve të tyre.

Njeriu i parë i Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, nikoqir i takimeve të odave të përbashkëta Serbi – Kosovë, u shpreh i gatshëm në mbështetjen e iniciativave për zhvillimin e bizneseve në komunën të cilën, ai, e drejton, e cila po përballet me një pazhvillueshmëri ekstreme.

Ngjashëm foli edhe kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili theksoi rolin dhe rëndësinë e avancimit të bizneseve lokale dhe mori si shembull nismën e fundit për hapjen e Fabrikës së Këpucëve “Solid” nga Kosova në Preshevë, në të cilën, që në start, gjetën punë 70 persona.

Në emër të Odës Ekonomike të Serbisë, foli kryetari i saj, Marko Çadezh, i cili tha se, ai, së bashku me kolegun nga Kosova, Safet Gërxhaliu , kryetar i Odës Ekonomike, janë duke punuar në lehtësimin e komunikimit mes bizneseve të të dyja vendeve, për zhvillimin, avancimin dhe promovimin e bizneseve lokale në Luginë të Preshevës.

“Jemi pajtuar se komunikimi mes dyja vendeve të jetë në të mirë të zgjidhjes se problemeve të ekonomisë dhe zhvillimin e partneritetit të përbashkët”, është shprehur Çadezh në Bujanoc.
Gjatë këtij takimit Marko Çadezh, nuk la pa thënë se nga muaji janar i vitit 2017, në Bujanoc dhe Preshevë, do të hapet zyrat e Odës Ekonomike të Serbisë, me qëllim të ndihmesës së bizneseve lokale.

Ndërkaq, Safet Gërxhaliu, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës, në diskutimin e tij u përqendrua në gjuhën e biznesit, për të mirën e qytetarëve.
“Ne e kemi një problem të përbashkët e ky është papunësia dhe mendojë se është një fillim i mbarë që ky rajon përmes ekonomisë mundë të arrijë perspektivë të zhvillimit të përbashkët”, deklaroi Gërxhaliu.

Vlen të theksohet se takimi i dy Odave Ekonomike Serbi – Kosovë, në Bujanoc, vjen menjëherë pas takimeve të dhomave ekonomike Serbi -Shqipëri, të zhvilluar në fillim të dhjetorit, në Beograd, në të cilën mori pjesë edhe deputeti i vetëm shqiptar i Luginës së Preshevës, Fatmir Hasani, për konkretizimin e bashkëpunimit të bizneseve të këtyre dy shteteve ballkanike.

Gjithashtu, meriton të theksohet, se ky thellim i bashkëpunimit ekonomik, mori rrugë të mbarë nga takimi i Forumit të bizneseve shqiptaro – serbe në Nish, në të cilin morën pjesë dy kryeministrat: Rama – Vuçiq, të cilët u patën zotuar se do bashkëveprojnë mes këtyre dy vendeve, pa harruan edhe ndihmën e ofruar për zhvillimin e bizneseve lokale në Luginë të Preshevës.
To add private internet access best vpn service fuel to the fire – CEO of IT Grids, Ashok Dakavarapu – appears to have gone on the run..