Ballina Kuriozitet Që të jeni më të shëndetshëm në vitin 2017: Këto ushqime të...

Që të jeni më të shëndetshëm në vitin 2017: Këto ushqime të përditshme t’i konsumoni sa më shpesh

SHPËRNDAJE
Sipas këshillave të nutricistëve, këto janë ushqimet më të shëndetshme me të cilat duhet ta pasuroni menynë tuaj në vitin 2017.
Portokajtë

Të gjithë e dimë se portokajtë janë burim për vitamina C, por të paktë janë ata që e dinë se në portokall ka herperidinë, që ul kolesterolin dhe shtypjen e lartë të gjakut. Për të gjithë ata që pëlqejnë shijen më ndryshe, ju sugjerojmë sallatë nga portokalli, domatet dhe qepa.

Shega

Shega posedon pak kalori e shumë vitamina C dhe kalium, kështu që duhet ta dini se shega e ul rrezikun për t’u prekur nga kanceri. Përgatisni xhem nga shega dhe dardhët, derisa mëngjesi do të jetë më i ëmbël me një ëmbëlsirë si kjo.

Boronicat

Boronicat përpos se ruajnë nivelin e sheqerit, këto fruta mali janë të shkëlqyeshme për proceset kognitive dhe përmirësimin e kujtesës. Përgatisni qull me ‘mascarpone’, limon dhe boronica.

Mandarinat

Në këto fruta të vogla të ngjashme me portokallin, në fakt ka më shumë antioksidues se sa në portokaj. Janë burim i mirë për luteinë dhe zeaksantinë, që luftojnë kundër kataraktës dhe çrregullimeve në shikim. Përgatisni sallatë nga mandarina, avokado dhe farat e kungullit.

Domatja

Domatja është antioksidues i fortë dhe i pasur me likopen, substancë kjo që guximshëm e lufton kancerin dhe mbron ADN-në e qelizave. Gjella nga domatet dhe borziloku me siguri se do t’jua kënaqë shijen.

Kërpudhat

Pak njerëz e dinë s kërpudhat janë të pasura me antioksidues, që janë preventivë kundër kancerit dhe se janë burimi më i madh për vitamina D (që sidomos për vegjetarianët është e rëndësishme).qerasni veten me pastë nga sherbela dhe kërpudhat. /Kosova Sot/