Ballina Lajme Nga Vendi SHUHET NGA JETA PROF. MR. ZEQIRJA ISLAMI

SHUHET NGA JETA PROF. MR. ZEQIRJA ISLAMI

SHPËRNDAJE

In memoriam

 

E enjtja e pesë janarit, solli lajmin e hidhur për vdekjen e pishtarit të arsimit, prof.mr. Zeqirja Islami, njërit nga intelektualët më të spikatur të rajonit të Luginës së Preshevës dhe më gjerë.

Magjistri i shkencave biologjike Zeqirja Islami, i njohur në popull si prof. Zekolli, punoi si mësimdhënës nëpër disa shkolla të Komunës së Bujanocit, duke ushtruar edhe misionin e inspektorit komunal për arsim.

Ata që patën rastin ta njohin për së afërmi prof. Zekollin, e kujtojnë si mësues të mirë, intelektual të zoti e mbi të gjitha si njeri të afërt, komunikues dhe miqësor.

Shëmbëlltyra e profesorit tonë të nderuar, do të mbetet,gjithmonë, në zemrat tona si një kujtim i paharruar.

I ndjeri, prof Zekolli, ndjesë pasta, la pas vetes tetë fëmijë të gjithë ta arsimuar të përmendur për aktivitete të ndryshme me interes shoqëror e kombëtar.

Varrimi i të ndjerit, bëhet të premten e gjashtë janarit në varrezat e qytetit të Bujanocit/ njofton jetapress/