Ballina Aktuale Vala e akullt paralizon Serbinë

Vala e akullt paralizon Serbinë

SHPËRNDAJE

Për shkak të ftohtit dhe borës së madhe, janë shkëputur lidhjet rrugore me vendbanimet malore, janë evakuuat me qindra njerëz, por ka edhe të atillë, që nuk dëshirojnë të braktisin malet, ngase nuk ka kush të kujdeset për kafshët.

Jetapress, ka mësuar nga mediet nacionale në Serbi, se një mot i keq me akull e ngrica do të vazhdoj edhe në ditët në vijim, duke arritur temperaturat e ulëta nga -18 deri në -25 gradë, madje në Golije të Ivanjicës, janë shënuar temperatura deri -25 gradë.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur edhe në Vranjë, një komunë e cila shtrihet 17 km në afërsi të Bujanocit.

Nga Departamenti i sektorit për situata të jashtëzakonshme, Zhivko Baboviq, bëhet e ditur se në tetë komuna, tashmë është shpallur gjendje emergjente.

Jetapress, gjithashtu, mëson se në pastrimin e rrugëve përveç kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve janë vënë në disponim makineritë inxhinjerike të ushtrisë serbe./jetapress/