Ballina Aktuale Bujanoci qytet universitar, se jo mahi?!

Bujanoci qytet universitar, se jo mahi?!

SHPËRNDAJE

Para dy vjetësh, Bujanoci, kishte një gëzim të madh për arsimimin e lartë, nga ish pushteti mori epitetin qyteti universitar.

 

Në Bujanoc u vunë themelet e objektit të lartë universitar, i cili kapte vlerën e mbi 1 milion e 200 mije euro, mjete këto të siguruara nga buxheti komunal, Qeveria e Serbisë dhe Unioni Evropian.

Në ceremonialin e vënies së gurthemelit të këtij objekti universitar ishin Ministri i Arsimit në Qeverinë e Serbisë Sergjan Verbiç, Ambasadori BE-së në Serbi Majkëll Davenport, Ambasadori i OSBE-së Peter Burkhard, Komesaria e lartë për pakica Astrid Thores, Kryetari i Trupit Koordinues Zoran Stankoviq, Ambasadori i Shqipërisë në Beograd Ilir Boçka, si dhe përfaqësues të tjerë të Fakultetit të Suboticës, përfshirë dekanin Nenad Vunjak.

E veçanta e këtij Fakulteti, me salla moderne mësimore, qëndronte në atë, që mbështetet mbi përvojat e bashkësive shumë nacionale, i cili do të ndihmojë të krijojë gjenerata cilësore dhe të shkolluara. Mirëpo, një gëzim i tillë filloi të zbehet nga studentët shqiptarë, të cilët nuk përfitojnë nga përkthimi stimultant e as nga respektimi i dygjuhësisë, madje duke u maltretuar gjatë procesit të provimeve, për shkak mos zotërimit të gjuhës serbe.

Sot pas dy vitesh, në hyrje të godinës luksoze të këtij universiteti valon flamuri shtetëror serb, krahas atij universitar, me numër gjithnjë të paktë të studentëve shqiptarë që shfaqin të ndjekin studime në këtë vatër të lartë arsimore.

Ish kryetari i Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, pat theksuar se “Bujanoci po shkon drejt të qenit një qytet universitar dhe ky objekt do të jetë në shfrytëzim nga ana e Fakultetit Ekonomik të Suboticës në Bujanoc, në bazë të vendimit te Kuvendit Komunal të Bujanocit, ndërsa Komuna e Bujanocit do te jetë pronar i objektit”.

Në vazhdim, ai, theksoi se “Ndërtimi i këtij objekti të arsimit të lartë Universitar, do të thotë mbyllja e një burgu” dhe hapja e një “stovarishte”, në mungesë të studentëve, ashtu siç është duke shkuar procesi i privatizimit të objekteve të dikurshme shtetërore, njofton jetapress.