Ballina Aktuale Rama: Serbët mund të shkojnë në Kosovë veç si turistë, po jo...

Rama: Serbët mund të shkojnë në Kosovë veç si turistë, po jo si zotë të vendit

SHPËRNDAJE

Kryeministri i vendit, Edi Rama, i është përgjigjur interesimit të qytetarëve lidhur me qëndrimin e tij për trenin ilegal serb, i cili dje ishte nisur në drejtim të territorit të Kosovës.

Ai, përmes një përgjigje dhënë në Facebook, e ka quajtur veprimin e shtetit serb ‘marrëzi nga Serbia’.

“O Enver po ku do futet Serbia o Enver?! Ka mbaruar ajo punë, Kosova është shtet o mik, nuk është krahine e Jugosllavisë e me Serbinë e lidh vetëm ndërtimi i të ardhmes së fqinjësisë mes dy shteteve, jo e shkuara rrënuese e serbomadhnisë! Serbia do ta vuajë atë të shkuar si makth deri kur ta njohë Kosovën dhe vetëm duke e njohur do të shpëtojë nga ai makth (që e shtyn hera-herës në marrëzira si kjo puna e trenit); ndërsa serbet e Beogradit ne Kosove veç si turiste do të vijnë një dite po si zot të vendit s’vijnë dot më kurrën e kurrës. Këto lojërat me trena e me aeroplana janë manovra politike, për hesape politike, po hesapi i lirisë e pavarësisë se Kosovës është krye Enver”, është shprehur ai.