Ballina Lajme Nga Vendi LUGINËN E PRESHEVËS, NUK E KA DESTABILIZUAR SITUATA E VERIUT TË...

LUGINËN E PRESHEVËS, NUK E KA DESTABILIZUAR SITUATA E VERIUT TË MITROVICËS

SHPËRNDAJE

Basri Veseli, nënkryetar i Komunës së Bujanocit

 

 

Basri Veseli, nënkryetar i Komunës së Bujanocit, nga radhët e Unionit Demokratik Shqiptar, u shpreh për Agjencinë Informative “Jetapress”, se ngjarjet e fundit, që ndodhën në veri të Mitrovicës, sidomos me tentimin e depërtimit të trenit ilegal propagandistik nga Rashka me ikona e freska të krishtera, sado që krijoi edhe një shqetësim për shqiptarët e Luginës, nuk arriti të përshkallëzoj situatën politike dhe të sigurisë në këtë rajon.

“Bujanocin, nuk arritën ta destabilizojnë, jo vetëm ngjarjet rreth trenit politik, tensioneve të acaruara në veri të Kosovës, por as deklaratat luftënxitëse të zyrtarëve të Beogradit e të disa analistëve politikë se do të ketë trazira edhe në Luginë të Preshevës. Ne jemi të vetëdijshëm dhe vigjilent për ato, që po ndodhin në rajon dhe jemi zotuar se pas demobilizimit të UÇPMBsë, do t’i zgjidhim problemet me mjete paqësore, me dialog dhe në mënyrë institucionale”, i tha “jetapress”, Basri Veseli, nënkryetar i Komunës së Bujanocit, i cili njëjherit ka qenë edhe ish pjesëtar i UÇPMBsë.