Ballina Aktuale Orë letrare nga “Jehona” në Zvicër

Orë letrare nga “Jehona” në Zvicër

SHPËRNDAJE

Në studio “Syri Blu”, të Zvicrës, SHKMT “Jehona”, organizoi një orë letrare me krijues nga diaspora dhe vendlindja.

Orën letrare e konsideroi të hapur kryetari i shoqatës, Musa Salihu, i cili rreth vetes kishte poetë e krijues, të cilët kanë bërë emër edhe në Zvicër, si dr. Llukman Halili, Vaxhid Xhelili, Arif Osmani, Murat Avdiu, Rafet Ademi etj.

Ora letrare u përshkua me muzikë e ekspozitë fotografishë.

SHKMT ” Jehona”, është një shoqatë kulturore e krijuar nga tërnocasit, e cila aktivitetin e shtrinë në Zvicër dhe po krijon ura bashkëpunimi me vendlindjen.

Ndonëse “Jehona” është e re, në rrugën e saj, ajo ka filluar të shënoj hapa pozitiv në promovimin e vlerave kulturore në diasporë dhe vendlindje, duke qenë një zëdhënëse e shpirtit kulturor të shqiptarëve në vendlindje e diasporë/ njofton jetapress/