Ballina Aktuale Koordinimi i punëve rreth realizimit të projekteve në Luginë

Koordinimi i punëve rreth realizimit të projekteve në Luginë

SHPËRNDAJE

Dje, kryetari i BIPBM-së dhe z/reisi i Rijasetit, Nexhmedin ef. Saqipi, priti një delegacion nga përfaqësuesit e Organizatës “LIZA”, të përbërë nga kryetari i saj Mensur Morina.

Qëllimi i këtij takimi me karakter pune, ishte koordinimi i punëve të përbashkëta rreth realizimit të projekteve kapitale në rajonin e Luginës së Preshevës, nga ana e Agjencisë “Tika”.

Siç mëson jetapress, delegacioni kosovar ka vizituar edhe Shkollën Fillore “Muharrem Kadriu” , objekti i së cilës është ngritur me ndihmën e Agjencisë “Tika”, nga Turqia.

Siç bënë të ditur jetapress, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, ftohet nga organizata “Liza”,  që në prill, të këtij viti, të takohet me përfaqësuesit fetarë dhe shtetërorë të Turqisë.

Myftiu Saqipi, falënderon misionin bamirës të organizatës “Liza”, dhe drejtuesin e saj Mensur Morina, për angazhimet e sinqerta që po tregojnë për ta ndihmuar Luginën e Preshevës, me projekte të ndryshme, të cilat do të ndikonin në përparimin e këtij rajoni, duke u dëshiruar suksese në rrugën e bashkëpunimit dhe bashkëveprimit të ndërsjellë/ njofton jetapress/