Ballina Aktuale Ballkanasit gabojnë nëse llogarisin në fuqinë e Putinit

Ballkanasit gabojnë nëse llogarisin në fuqinë e Putinit

SHPËRNDAJE

Ish-ambasadorja amerikan në OKB, Samantha Power, tha se gabojnë ata në Ballkan që llogarisin në fuqinë afatgjatë dhe mbështetjen e presidentit rus, Vladimir Putin.

Ajo shprehu shpresën se presidenti i ri amerikan, Donald Tramp, do të shohë se nuk ka shumë bazë që Rusinë dhe liderin e saj, Vladimir Putin, ta lidhë me vlerat e vërteta prapa së cilës qëndrojnë Shtetet e Bashkuara për dekada të tëra.

Në një intervistë me të përditshmen e Sarajevës Avaz, Power, që në OKB ka përfaqësuar interesat amerikane në mandatin presidencial të Barak Obama, thotë se është e qartë që Rusia e Putin po planifikon depërtimin gjeostrategjik në Ballkan duke vlerësuar se në afat të gjatë ky plan nuk do të ketë sukses, me ç’rast duhet të mendojnë mirë edhe politikanët si Milorad Dodik, të cilët mbështeten në Moskën për veprimet e tyre.

Sipas saj, Dodik dhe të tjerët si ai gabojnë rrezikshëm kur llogarisin në “muskujt e Putin”, për shkak se një garë të tillë të të demonstrimit të fuqisë, Rusia thjeshtë nuk mund t’a përballojëë ekonomikisht.

“Unë do të doja të paralajmëroj të gjithë ata nacionalistë, ata të cilët janë duke planifikuar një lloj të ekskluzivitetit të sjelljes, ata që theksojnë përkatësinë e tyre etnike apo fenë e tyre duke llogaritur në Putin dhe duke menduar se ai po ngrihet dhe se ai është ‘udhëheqës i madh” që duhet mbështetur: ata duhet të shikojnë përpara për faktet ekonomike dhe të kuptojnë se ku ka për të përfunduar kjo lëvizje. Kjo nuk do të përfundojë mirë”, ka thënë Power.

Power, e cila ka një përvojë të drejtpërdrejtë gazetareske nga Ballkani, kur si reportere në teren ka ndjekur luftërat në ish-Jugosllavi, tha se imponimi i sanksioneve amerikane ndaj Dodik, për paraqitjet dhe veprimet e tij separatist, ishte krejtësisht i drejtë.

Ajo shprehu shpresën se vlerësimi i drejtë, i bazuar në fakte, do të çojë tek ajo që edhe Presidenti Trump të marrë një qëndrim realist ndaj Rusisë pavarësisht “deklaratave konfuze të mirësjelljes” në lidhje me Putin.

“Faktet janë që presidenti Putin ka vrarë kundërshtarët e tij politikë, ka përndjekur gazetarët, përvetësoi një pjesë të Ukrainës dhe mbështeti Qeverinë në Siri, e cila ka helmuar me gaz popullin e vet. Prandaj, nuk ka ndodnjë gjë në biografinë e Putinit, e cila promovon interesat ose vlerat amerikane”, tha Power./GazetaExpress/.