Ballina Lajme Nga Bota May: Trump premtoi se mbështet 100 për qind NATO-n

May: Trump premtoi se mbështet 100 për qind NATO-n

SHPËRNDAJE

Kryeministrja britanike Theresa May theksoi sot para presidentit të SHBA-së, Donald Trump se ai do të mbështesë 100 për qind NATO-n.

“Zoti president, besoj se ju e keni konfirmuar se jeni 100 për qind mbrapa NATO-s”, deklaroi May gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë të mbajtur me Presidentin amerikan.

Aleatët e SHBA-ve ishin shqetësuar pas kritikave që Trump kishte dhënë për NATO-n, duke e quajtur një organizatë të vjetruar, ndërsa shumë herë gjatë fushatës kishte dhënë vërejtje në lidhje me organizmin e NATO-s.