Ballina Lajme Nga Vendi (Mos)-Mirënjohje!

(Mos)-Mirënjohje!

SHPËRNDAJE

Nga  Naim N. Ramizi

 

Këtyre ditëve OVL e UÇPMB-s ndau “mirënjohje” për ushtarët e dikurshëm duke bër kështu ndarjen dhe përçarjen e radhës mes ushtarëve edhe ashtu të ndarë e përçarë nga skena politike e pasluftës.
Do të doja të dija në bazë të cilave kontribute qofshin ato të zakonshme apo të jashtëzaknshme u ndanë ato “mirënjohje”?
Kontributi i ushtarit nuk matet me një copë letër! As unë dhe as shokët e mi nuk vuajm dhe nuk do të vuajm kurr për epitete personale aq më pak kur pameritorët vlersojnë meritorët sa për sy e faqe. Kamë dëgjuar të ndahen ushtarët në periudhua kohore të inkuadruar nga fillimi dhe ata të inkuadruar më vonë, kjo ndarje është më shumë se e padrejt nga që plumbat e armikut nuk i kanë ndarë në peridha ushtarët.
Sido që të jetë qoftë në ndërgjegjen tuaj. Ju as nuk mund t’i jepni dhe as t’i merrni asgjë veprimtarisë së ushtarit qoft me ose pa “mirënjohje”.
Unë nuk pata nderin të jem nga ushtarët e parë por pata nderin të jem nga ushtarët e fundit që mbetëm me uniformë pas vrasjes së Komandant Lleshit dhe nga të paktët ushtarë që e përcollëm me nderimet më të larta ushtarake ne vendin ku sot prehet Komandanti!