Ballina Aktuale “ERTUGRUL” APO SHQIPTARI QE PO ÇMEND BALLKANIN DHE TURQINE

“ERTUGRUL” APO SHQIPTARI QE PO ÇMEND BALLKANIN DHE TURQINE

SHPËRNDAJE

Shkruan : Abedin Rakipi

Seriali me sfond historik « DIRILIS» me rregjizor Mehmet Bozdag qe prej 10 dhjetorit 2014 kur u shfaq per here te pare e deri ne ditet e sotme ka fituar nje popullaritet te jashtezakonshem ne Turqi Ballkan dhe shume shtete te tjera. Disa nga  shtetet e huaja ku shfaqet ky serial jane : Rusia, Izraeli, Greqia, Kroacia, Cekia, Indonezia, Estonia, Lituania etj…  Ky serial i perkthyer ne shqip shfaqet 2 here ne jave nga televizioni Klan ne Shqiperi dhe shpesh ne orarin kur shfaqet duket se njerezit braktisin çdo gje per tu ulur para televizorit. Interesi qe tregojne shqiptaret per kete serial vjen edhe nga sfondi historik i serialit i cili trajton historine e Etrugrul beut, babait te Osmanit, themeluesit te Perandorise Osmane, ne shekullin e 13-te.

Por ajo qe shqiptaret nuk e dine akoma eshte se aktori kryesor i serialit « ERTUGRUL » ose me emrin e tij te vertete Engin Altan Duzyatan eshte 100% me gjak shqiptar.

Gjysherit e tij u larguan nga Kosova per ti shpetuar perndjekjes sllave dhe u vendosen ne Karsiyaka te Izmirit ku edhe ai lindi ne 26 korrik 1979.

Engin Altan Düzyatan filloi aktrimin ne shkollën e mesme. Ai eshte me  prejardhje shqiptare. Ai ndoqi studimet e larta per teater ne  Universitetin Dokuz Eylul. Pasi përfundoi fakultetin Engin Altan Duzyatan u vendos në Stamboll, ku ai filloi karrierën e tij profesionale si aktor.

Ai bëri debutimin e tij ne ekran me serine televizive Ruhsar dhe vazhdoi të luaje  në Jeditepe Stamboll, Koçum Benim dhe Alacakaranlık. Në vitin 2005, ai ka aktruar në filmat Beyza’nın Kadınları drejtuar nga Mustafa Altıoklar dhe Kalbim Zamani. Në vitin 2007, Düzyatan u shfaq në serine Sevgili Dünürüm me Haluk Bilginer, Sumru Yavrucuk dhe Nevra Serezli. Rolet e tij të ardhshme ishin në filmat Cennet të (2008) dhe Mezuniyet (2009). Në vitin 2009, ai ka aktruar  Doktor Serdar Batur në serinë Bir Bulut Olsam me Melisa Sozen dhe Engin Akyurek, shkruar nga Meral Okay.

Düzyatan ka aktruar gjithashtu në filma romantike komedi si  New York’ta bes Minare dhe Bir Avuç Deniz në vitin 2010.

Ai drejtoi gjithashtu emisionin  CANLI PARA i cili është versioni turk i Million Pound Drop live në 2010 dhe 2011.

Ai ka një seri të re në Kanal D me titull, “Cinayet”, ne te cilin bashkë-aktorët janë Nurgul Yesilcay, Ugur Polat, Sukran Ovali, Ahmet Mumtaz Taylan dhe Goncagul Sunar. [2]

Në vitin 2017 ai vazhdon aktrimin në serinë televizive të quajtur Diriliş: Ertugrul në TRT 1.

Ne programin e kanalit CNN TURK “Nasil Yani” te drejtuar nga Merak Okay dhe Beyazit Ozturk, Engin Altan Duzyatan deklaron publikisht se ai eshte shqiptare dhe se gjysherit e tij jane nga Kosova.

Ai tregon ne emision sesi mbiemri Duzyatan ju dha rastesisht nga autoritetet turke pasi qe gjyshi i tij nga inati qe pati me kryeplakun e fshatit nuk shkoi te deklaronte mbiemrin.

“Pasi gjysherit e mi erdhen nga Jugosllavia thote ai,  pati nje zenke mes kryeplakut dhe gjyshit tim. Gjyshi im qe kishte “inat arnauti” nuk i foli me kryeplakut. Me pas doli ligji per marrjen e mbiemrit. Ne kishim nevojë ligjore për të marrë mbiemrin. Gjyshi im tha , “Unë nuk shkoj te këmbët e tij.  Erdhi dita e  fundit dhe  ne kishim  nevojë për të dhënë mbiemrin tonë. Gjyshi im nuk shkoi dhe kryeplaku vendosi ta shkruaje vete mbiemrin. Duke dashur te tregoje se  gjyshi im ishte dembel ai na vuri mbiemrin Duzyatan, qe do te thote njeri qe rri shtrire pra dembel. Ky mbiemer pra na u dha nga inati i nje arnauti.” Thote aktori me origjine shqiptare duke qeshur.

Emri i Engin Altan Duzyatan gjendet gjithashtu ne listen e njerezve te famshem me origjine shqiptare te enciklopedise turke.