Ballina Aktuale Thaçi: S’jemi peng i Listës Serbe, Kuvendi të marrë vendim për ushtrinë...

Thaçi: S’jemi peng i Listës Serbe, Kuvendi të marrë vendim për ushtrinë e Kosovës

SHPËRNDAJE

Presidenti Thaçi, ka folur edhe për krijimin e ushtrisë së Kosovës. Ai ka thënë se që tre vjet kemi punuar për Forcat e Armatosura të Kosovës. Por, gjatë gjithë këtyre tre vjetëve pa nevojë është humbur kohë në këtë drejtim.

“Lista Serbe po e bllokon transformimin e FSK-së në FAK në Kuvendin e Kosovës. Lista Serbe është drejtpërdrejtë e ndikuar nga Beogradi dhe nuk pres që së shpejti të tregojë disponim për FAK-un”, ka thënë Thaçi në një intervistë për RTV 21, përcjell “Zeri.info”.

Por, Forca e Sigurisë së Kosovës, presidenti ka thënë se do t’i përgjigjet nevojave të qytetarëve dhe institucioneve të Kosovës.

“Qytetarët e Kosovës duan vendim, Kosova është shtet sovran dhe duhet të marrë vendime sovrane për ndërtimin e ushtrisë saj. Ne nuk do të mbetemi peng të disponimit të disa deputetëve nga Lista Serbe”, ka thënë ai.

Në momentin e shterjes së të gjitha mundësive të dialogut, Thaçi ka thënë se do të shkojmë me hapa të tjerë për transformimin e FSK-së në FAK.

“E pres me padurim nënshkrimin e këtij vendimi nga Kuvendi i Kosovës, ose për themelimin e FAK ose për ndryshimin e ligjit”, ka thënë presidenti Thaçi.