Ballina Lajme Nga Rajoni ALI PAJAZITI: KJO QË PO I NDODH LOGOSIT, ËSHTË ATAK NDAJ KULTURËS...

ALI PAJAZITI: KJO QË PO I NDODH LOGOSIT, ËSHTË ATAK NDAJ KULTURËS ELITARE SHQIPTARE

SHPËRNDAJE

“Atak ndaj kulturës elitare shqiptare, ndaj një universiteti alternativ, ndaj vlerave që kanë shumëfishuar produktet e dijes dhe shkencës nga lexuesi ordiner deri te studimet doktorale”, kështu profesori universitar, Ali Pajaziti e ka cilësuar intervenimin e inspektoratit shtetëror që me çdo kusht po përpiqen ta zhbëjnë djepin e dijes, shtëpinë botuese, Logos-A.

“Është ndërhyrje në një shtëpi të dijes që është simbol i cilësisë botuese, që është konfirmuar nga autoritete gjithandej, që ka arritur të jetë padiskutueshëm njëshi në sferën e publikimeve si nga forma ashtu edhe nga përmbajtja. Është prekje në sedrën tonë kulturore, në një markë të shqiptarëve të Maqedonisë që është krijuar në dekada. Logos ka arritur të rrokë trendet botuese globale dhe të bashkëpunojë me botuesit më prestigjioze botërore si Brill, Sage, Princeton etj”, deklaroi Pajaziti për portalin Almakos.