Ballina Lajme Nga Bota Media zvicerane kryen anketë: Shqipëria në Top 10 vendet më të mërzitshme,...

Media zvicerane kryen anketë: Shqipëria në Top 10 vendet më të mërzitshme, sëbashku me Gjermaninë dhe Austrinë

SHPËRNDAJE

Para pak ditësh media e njohur zvicerane Watson ka kryer një anketë për të caktuar vendin më të mërzitshëm të Europës. Rreth 7000 persona morrën pjesë në anketë dhe u vijua me komente të shumta. Dhe rezultatet ishin mjaft të çuditshme.

Fituesit e shteteve më të mërzitshme janë Vatikani dhe Lihtenshtajni, sëbashku me rreth një të katërtën e votave. Më pas vijnë çuditërisht Zvicra dhe Luksemburgu, ndjekur nga Bellorusia(5), Andorra(7), Gjermania (7), San Marino (8).

Në vendin e nëntë ndodhet Shqipëria, ndërsa Top 10 përmbyllet me Austrinë. Kosova në anketë ka marrë 3 përqind të votave, duke u rënditur e njëmbëdhjeta, po aq sa Monako./Bota sot/