Ballina Aktuale Raporti i Kishave dhe bashkësive fetare me mediet

Raporti i Kishave dhe bashkësive fetare me mediet

SHPËRNDAJE

Tryeza e rrumbullakët

 

Në organizim të Fakultetit të Menaxhimit, më Sremski Karlovci, është organizuar një tryezë e rrumbullakët diskutimi lidhur me raportet e Kishave dhe bashkësive fetare me mediet, të cilën e ka sponzoruar Fondacioni gjerman Konrad Adenauer.

Emërues i përbashkët i kësaj tryeze ishte: “Raporti e kishave dhe bashkësive fetare dhe të medieve, si një parakusht për zhvillimin e bashkëpunimit fetar dhe etnik, mirëkuptimi dhe stabiliteti në Serbi. Mesazhi kryesor i tryezës së rrumbullakët, i ndarë në tre sesione “Mediet fetare –  të arriturat dhe rolin në Serbi “,”Kishat dhe bashkësitë fetare në sferën e medieve, dhe “Bashkëpunimi ndërfetar dhe ndëretnik  – kontributi medial “, është se zhvillimi dhe bashkëpunimit ndër – fetar dhe ndër-etnike është një nga parakushtet për mirëkuptim dhe stabilitet në Serbi.

Ky takim është parë nga kënde të shumëfishta, nga aktualitetet dhe sfidat në të ardhshme nga bashkëpunimi i kishave dhe bashkësive fetare, në njërën anë dhe medieve në anën tjetër.

Pjesëmarrësit e tryezës diskutuan për rolin që luajnë mediet në bashkëpunim ndërfetar dhe ndëretnik, rëndësinë dhe përgjegjësinë e medies fetare, vendin dhe rolin e kishave dhe bashkësive fetare, dhe madje edhe dialogun në shoqërinë tonë.

Gjatë kësaj tryeze u tha se informimi publik i zbehtë, i mangët na çon në keqkuptime, ndaj përfaqësimi në publik edhe i bashkësive tjera fetare i largon këto dilema.

Reisi i Rijasetit të Bashkësisë Islame në Serbi, dr. Sead ef. Nasufoviq, tha në këtë tryezë se shumë varet nga prizmi i medies se si i shikon gjërat “nëse ajo udhëhiqet nga parimet ideologjike, materialiste apo etike”. Ai, gjithashtu, shtoi se: “Në pesëmbëdhjetë vitet e fundit, të gjitha fetë monoteiste erdhën në sulm të medieve, dhe se me Islamin filluan së pari, sepse është supozuar nga më të ndjeshmit e nga më të dobëtin.

“Sot njeriu reagon vetëm për diçka senzacionale, dhe atë që ne përfaqësojmë disa i kualifikojnë si anakronike dhe jashtë modës, por rrëfimi për paqen në shpirt është gjithmonë aktuale ”, shprehet dr. Nasufoviq.

Në këtë tryezë merrnin pjesë personalitete të shquara nga jeta fetare në Serbi, si dhe një numër I madh profesorësh nga Zagrebi dhe vende të ndryshme, duke përfshirë një numër të madh përfaqësuesish të medieve./jetapress/