Ballina Lajme Nga Rajoni Reis-ul-Ulema Sead ef. Nasufoviq, emërohet anëtar i Komisionit qeveritar për arsimin fetar

Reis-ul-Ulema Sead ef. Nasufoviq, emërohet anëtar i Komisionit qeveritar për arsimin fetar

SHPËRNDAJE

Në Gazetën Zyrtare të Republikës së Serbisë (14 shkurt 2017, nr. 05 – 1281/02/02 / 2017) dhe Vendimi i publikuar zyrtarisht Reis-ul-ulema i Bashkësisë Islame të Serbisë, Sead ef Nasufoviq, emërohet anëtar i Komisionit qeveritar për arsim fetar në shkolla.

Në një deklaratë të shkurtër, të bërë publike për mediet, Reis Efendiu, ndër të tjera, tha: “Duke qenë i zgjedhur për anëtar të Komisionit për arsim fetare në shkolla para Bashkësisë Islame të Serbisë, unë dhe komuniteti ynë tradicional dhe legjitim fetar i myslimanëve të Serbisë, e vlerësojmë për nder dhe besim të madh”.

Gjithashtu, në vazhdim Reis Efendia shtoi: “Me kënaqësi të madhe bëj të ditur se Komisioni po bënë përpjekje maksimale për mësimin e fesë në shkolla, në mënyrë që të sigurojë kushte të mira për misionin e një, mësuesit e arsimit fetar, statusi i të cilit është i barabartë me kolegët e tjerë të punës në shkolla”.

Në vazhdim jepet edhe apeli i Reis Efendiut: “Me këtë rast ftoj përfaqësuesit tjerë të Bashkësisë Islame, përfaqësuesit e mësuesve fetarë që ishin mbledhur rreth Nismës për pajtimin e komuniteteve islame, si dhe përfaqësues të mësimdhënësve fetarë të cilët janë neutral në lidhje me organizimin e komunitetit fetar të myslimanëve, për të caktuar përfaqësuesit e tyre për koordinatorë, të cilët do të paraqiten te unë, si një anëtar i Komisionit, për të marrë pjesë në mënyrë aktive në realizimin e këtyre objektivave. ”

Vlen të theksohet se që nga viti shkollor 2001/2002, lënda fetare si lëndë zgjedhore mësohet në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme. Sot arsimi fetar e ndjekin rreth 500.000 studentë./jetapress/