Ballina Lajme Nga Rajoni Çka thotë Vuçiq për vizitën e Nishanit në Preshevë?

Çka thotë Vuçiq për vizitën e Nishanit në Preshevë?

SHPËRNDAJE

Ne askujt nuk do t`i japim mundësi që të ëndërrojë në kurriz të territorit tonë dhe interesave vitale të kombit tonë.

Kështu ka thënë sot kryeministri serb Aleksandar Vuçiq kur i është kërkuar të komentojë vizitën e presidentit të Shqipërisë, Bujar Nishani në Luginë të Preshevës, raporton “Tanjug”, përcjellë Klan Kosova.

“Nga asgjë nuk frikësohemi, jemi vend i hapur, gjithkush është i mirëpritur, por ai që do mendonte se mund të prishë integritetin e vendit, përgjigjja ime është, mos e bëni një gjë të tillë dhe as mos u përpiqni”.

Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Luginë të Preshevës, ka zhvilluar takime me liderët e partive shqiptare atje.