Ballina Lajme Nga Vendi Shembet shtëpia e Hysen Pashës në Vranjë

Shembet shtëpia e Hysen Pashës në Vranjë

SHPËRNDAJE

Revista “Vranjske”, nga Vranja, ka bërë të ditur se shtëpia e Hysen Pashës, është në rrënim e sipër dhe se autoritetet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore nuk ndërmarrin masa për shpëtimin e saj.

Titulli i shkrimit: “Shpëtimi në rrënim”, tregon qartë se sa janë të interesuara institucionet që merren me kulturë në Vranjë dhe Beograd, për t’i ruajtur dhe avancuar vlerat e lashta të trashëgimisë kulturore, siç është kjo e Hyseni Pashës.

Restaorimi i Hamamit dhe Konakut është kryer, ndërsa për shtëpinë e Hysen Pashës, të vjetër rreth 160 vjet nuk janë siguruar mjete.

Një dukuri e tillë ka ngritur shqetësimin e Myftiut të Luginës së Preshevës, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është edhe z/reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame për Serbi, me ç’rast ka deklaruar për jetapress, se monumentet e kulturës janë nën mbrojtjen e Ligjit mbi trashëgiminë kulturore jo vetëm nga Serbia, por edhe nga UNESCO. Do të angazhohemi që këto vlera të lashta kulturore të mos zhduken edhe nga Vranja e cila është në afërsi të Bujanocit, jo më larg se 17 km. Veç shtëpisë së Hysen Pashës, që është e kërcënuar të zhduket, kemi edhe monumente të tjera të vjetra të cilat nuk financohen për restaurim a ngriten me para të mëdha përmendore e shtatore të reja, nga periudha të më vonshme. Kjo nuk është mirë dhe duhet të ndërmerret diçka në këtë drejtim”./jetapress/