Ballina Lajme Nga Rajoni Zaev: Qytetarët s’duan luftë, Ivanov ta japë mandatin

Zaev: Qytetarët s’duan luftë, Ivanov ta japë mandatin

SHPËRNDAJE

“Situata është e ndjeshme, po bëhet çmos që të mbrohet krimi i VMRO-DPMNE-së”, kështu përgjigjet lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, në emisionin në Alsat M “Rruga drejt”, në pyetjen se a do të ketë luftë në Maqedoni, pas ngritjes së tensionet të fundit ndëretnike, njofton Portalb.mk.

“Kjo do të kalojë, pavarësisht se a do dikush që të shkaktojë tensione, qytetarët kanë thënë se askush nuk guxon të manipulojë me ta, pasi që ata presin reforma. Duan vende puna, duan drejtësi dhe jetë të mirë”, thotë Zaev, duke apeluar te qytetarët për qetësi dhe mirësjellje.

Zaev thotë se nëse dikush bën thirrje për bashkim të qytetarëve, atëherë ai nuk mundet që të lejojë të hyjë “krimbi” dhe të bëjë çfarë të dojë, por nëse dikush bën thirrje për ndarje atëherë ai lejon që të ketë ndarje.

Në lidhje me protestat e përkrahësve të VMRO-DPMNE-së kundër Platformës, Zaev thotë se “nuk mundet dikush të thirret për Maqedoni të përbashkët, ndërkaq nga ana tjetër të kërkojë Maqedoni të pastër”.

Nuk të jeni për Maqedoni të përbashkët, ndërkaq të thirreni në Maqedoni të pastër.

Për mosdhënien e mandatit, Zaev përsëriti qëndrimin se Ivanov e ka shkelur Kushtetutën.

“Ivanov e ka shkelur Kushtetutën. Është e rrezikshme që të mos jepet mandati. Dhënia e mandatit është formalitet, ndërkaq rreziku është i madh pasi që mund të ketë pasoja për shtetin”, tha Zaev.

Megjithatë, Zoran Zaev është optimist se ditët në vijim do të ketë zhvillime pozitive për zgjidhjen e krizës. Sipas tij për normalizimin e situatës nuk do të nevojitet ndonjë plan B por, ai nuk dha detaje nëse ka ndonjë marrëveshje me partitë tjera.

“Unë shpresoj të mos ketë nevojë për plan B. Pra, pres që të realizohet plan A. Qëllimi ishte që të marrim mandat dhe të hyjnë në bisedimet edhe për kryetarin e Kuvendit dhe ne do mundohemi që këto ditë të arrijmë marrëveshje për kreun e Kuvendit për të vënë në funksion Parlamentin e Maqedonisë që ai të punojë”, tha kreu i LSDM-së Zoran Zaev.