Ballina Lajme Nga Vendi Përcillet me nderime të larta, Abelard Kamberi, 21 vjeçar nga Tërnoci

Përcillet me nderime të larta, Abelard Kamberi, 21 vjeçar nga Tërnoci

SHPËRNDAJE

E mërkurja e 15 marsit, të këtij viti, ishte një ditë e rëndë, jo vetëm për familjarët Kamberi, të cilët të shoqëruar nga farefisi, miqtë e dashamirët e shumë, i dhanë lamtumirën e fundit, më të dashurit të tyre Abelard Kamberi.

Nuk mbahet mend, në këto anë të Tërnocit me rrethinë, të jetë zhvilluar ndonjë ceremoni mortore kaq madhështor siç ishte, ajo e Abelard Kamberit, djaloshit 21 vjeçar, i cili ndërroi jetë në moshën e rinisë, nga një sëmundje e rëndë.

Varrezat qendrore të fshatit Tërnoc, ishin të mbushura me plot njerëz të grupmoshave të ndryshme, në fytyrat e të cilëve vërehej një dhembje e madhe, që përballohej me vështirësi.

Shokët e gjeneratës së Abelardit, të ndjerë, dritë pastë, kishin ardhur në ditën e varrimit, nga të gjitha qendrat ku ata studionin, duke krijuar një pamje vërtet shumë prekëse, që nuk mund të fshihej nga fytyrat e tyre të njoma e të përlotura.

15 marsi, për dallim nga ditët e tjera të shoqëruara me mjegull e freski pranverore, gjatë ditës së varrimit, u shoqërua me një klimë të butë diellore, rrezet e të cilit shkëlqenin mbi portretin e Abelardit, të rrethuar me kurorë lulesh.

Dita e varrimit dhe ditët e të pamjes për Abelard Kamberin, tregojnë një kulturë të lartë të njerëzve të kësaj ane, që dinë e mundet të ofrojnë ngushëllime për familjarët Kamberi, në Tërnoc, për të ndarë së bashku dhembjet, që kanë për humbjen e njeriut të tyre të dashur./jetapress/