Ballina Lajme Nga Rajoni Nëse projektligji shkon në Kuvend, do të kalojë

Nëse projektligji shkon në Kuvend, do të kalojë

SHPËRNDAJE

Projektligji për themelimin e Ushtrisë së Kosovës,  i cili i është dorëzuar nga presidenti i vendi Qeverisë së Kosovës do të shkojë në Kuvend. Kështu, ka thënë për “Zëri”, politologu Ramush Tahiri.

Ai është shprehur i bindur se po që se projektligji për ushtrinë shkon në Kuvend, do të kalojë.

 

“Nëse projektligji për FSK-në shkon për votim në Kuvend si propozim i presidentit ose edhe si propozim i Qeverisë, ai me siguri do të votohet, sepse në situatën e krijuar asnjë deputet nuk do të votojë kundër sepse Kosova e ka të domosdoshme ta ketë forcën e saj mbrojtëse”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, Artan Murati, hulumtues në Institutin Demokratik të Kosovës, ka thënë për “Zeri”,  se një numër i deputetëve janë skeptikë sa i përket nismës së ushtrisë.

“Sa i përket projektligjit për FSK-në, duket se në parim ka një konsensus të gjerë mes partive politike. Mirëpo, numër i konsiderueshëm i deputetëve të subjekteve të ndryshme politike janë duke shprehur skepticizëm se votimi i këtij projektligji mund të sjellë deri në përkeqësim raportesh me spektrin ndërkombëtar”, ka deklaruar ai./ZERI/