Ballina Aktuale Çitaku, e zhgënjyer që u fshehën sulmet ndaj autobusëve të Kosovës në...

Çitaku, e zhgënjyer që u fshehën sulmet ndaj autobusëve të Kosovës në Serbi

SHPËRNDAJE

Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku, përmes një postimi në facebook ka reaguar pas sulmit të radhës ndaj një autobusi të linjës Prishtinë-Vjenë në Serbi.

Çitaku thotë se ka mbetur pa fjalë kur ka kuptuar se vetë kompania ka mbuluar këto sulme, duke kritikuar kompaninë në fjalë.

“Tash na doli, që kompania e udhëtimeve paska fshehur rastet e sulmeve të autobusëve. Rastet qenkan të hapura në policinë e Serbisë, dhe qenkan disa. E unë shqetësohem pse të tjerët nuk reagojnë, kur jemi ne vet që i mbulojmë. Pa fjalë”, ka shkruar Çitaku në facebook, përcjellë “Bota sot”.

Kujtojmë se ditë më parë, Vlora Çitaku kritikoi ndërkombëtarët që nuk po reagonin për sulmet e tilla, por më pas fshiu shkrimin, pasi kompania nga Kosova e kishte mohuar raportimin se autobusi i saj është sulmuar.