Ballina Lajme Nga Vendi Kamenica shembull i bashkëpunimit me institucionet fetare

Kamenica shembull i bashkëpunimit me institucionet fetare

SHPËRNDAJE

Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë, u pajis me leje për ndërtimin e objektit të administratës, nga Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Kamenicë.

Më këtë rast KBI-ja në Kamenicë në krye me kryetarin H. Bejtullah ef. Hashani  i është mirënjohës drejtorit, Ilir Kastrati me stafin e DUPH-së përgjatë gjithë rrjedhave në arritjen të këtij procesi final. Në këtë proces falënderojmë Kryetarin e komunës z, Begzad Sinani, Kreun e BIRK-ut, Myftiun Naim e.f Tërnava dhe byronë projektuese të Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në implementimin e këtij projekti.

Më 24 mars, Këshilli i Bashkësisë Islame në Kamenicë, në këtë ditë të madhe të xhumasë numëron sukseset e një pas njëshme. Për këtë mbështetje të pa rezervë falënderojmë Kryetarin e Komunës z Begzad Sinani dhe stafin e tij! Diçka e mirë po ndodh, Urime!

Shembulli i Kamenicës, duhet të merret si model edhe nga komunat e tjera fqinje, se si të veprohet me institucionet fetare, për krijimin e kushteve për veprimtari të papenguar institucionale.

Vetëm në këtë mënyrë përmbushet obligimi institucional, që kanë komunat ndaj Bashkësisë Islame, institucionit të lartë fetar, duke u nisur nga përkrahja morale e financiare, të rregulluara me ligj, për veprimtarinë e kësaj sfere të rëndësishme për shoqërinë tonë./jetapress/