Ballina Lajme Nga Bota Jean Ziegler: Lufta e tretë botërore është duke ndodhur

Jean Ziegler: Lufta e tretë botërore është duke ndodhur

SHPËRNDAJE

Jean Ziegler, një këshilltar në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të Kombeve të Bashkuara, beson se ‘luftë e  tretë botërore tashmë është në zhvillim e sipër’, përcjell Kosova Post.

Ai në Vjenë për të përditshmën Kurier tha se 54 milion njerëz vitin e kaluar janë vrarë në luftë, kanë vdekuar nga uria, uji i kontaminuar apo nga epidemia.

Sipas tij, njeriu modern ‘jeton nën diktaturën e botës së kapitalit të financave globale’.

‘Oligarkët 500 truste kontrollojnë 52.8 për qind të prodhimit kombëtar bruto në botë. Kjo është një fuqi të cilën nuk e ka asnjë mbret, perandor, Papë … Trustet nuk janë nën kontrollin e shtetit por ndjekin vetëm një strategji – maksimizimin e fitimeve. Dhe sot miliarderët amerikanë janë drejtëpërdrejt për qeverinë’, tha Ziegler.

Ai tha se, pavarësisht progresit të pjesshëm në reduktimin e viktimave të varfërisë, ende nga 7.3 miliard njerëz në botë, një miliard janë të ekspozuar në mënyrë të përhershme urisë./KosovaPost/