Ballina Lajme Nga Vendi Një hap konkret drejt “shpëtimit” të Luginës !

Një hap konkret drejt “shpëtimit” të Luginës !

SHPËRNDAJE
Kryetarja e Preshevës, znj.Aridta Sinani, sot në një takim trepalësh mirëpriti përfaqesuesit e kompanisë “Metalka Majur” nga Jagodina dhe përfaqësuesit e SH.P.K. “Vision Group 21 Abania” nga Republika e Shqipërisë.
Në këtë takim u bisedua rreth kapaciteteve prodhuese të kompanisë “Metalka Majur” nga Jagodina dhe kapacitetet e “Vision Group 21 Abania” nga Shqipëria për plasimin e mundshëm të prodhimeve të kompanisë “Metalka Majur” si mjeteve të posaçme, materjaleve për instalime elektrike, pajisje për PTT etj.
Gjatë takimit u dakordua që SH.P.K. “Vision Group 21 Abania” nga Shqipëria në rolin e distributorit gjeneral të plasojë prodhimet e kompanisë “Metalka Majur” në tregun e Republikës së Shqipërisë, Malit të Zi, Greqisë dhe Qipros, me ç’rast kompania “Metalka Majur” obligohet të hapë përfaqësinë e saj në komunën e Preshevës, e cila deri në fund të vitit 2017 do të punësojë më së paku 50 punëtorë.
Përveç kontratës së nënshkruar që parasheh hapjen e kompanisë “Metalka Majur” në Preshevë dhe siguron për fillim 50 vende te reja te punës, përfaqësuesi i kompanisë “Vision Gruop 21 Albania” premtoi angazhimin e tij në sigurimin edhe te disa investitorëve të tjerë nga Shqipëria, e sidomos nga biznesi fason.
Vlen të ceket se ky bashkëpunim është inicuar nga zv.kryetari në detyrë z.Xhelal Memeti.