![auto_auto_17903858_1439250629478625_6208264064085239754_n14920859641492086419](http://jetapress.com/wp-content/uploads/2017/04/auto_auto_17903858_1439250629478625_6208264064085239754_n14920859641492086419.jpg)
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka uruar dy oficerët e FSK-së, Xhevahir Hasanaj dhe Arlind Bajrami për diplomimin e tyre në Akademinë Ushtarake Mbretërore Sandhurst në Britani.
Thaçi që është tërhequr nga iniciativa e tij për formimin e Ushtrisë me ligj, ka thënë se suksesi ndërkombëtar i FSK-së, dëshmon se Kosova është gati për themelimin e kësaj ushtrie.
“Suksesi ndërkombëtar i FSK-së, dëshmon se Kosova është gati për themelimin ushtrisë se vet multietnike, e cila do të mbrojë integritetin territorial të vendit tonë dhe do t’i kontribuojë paqes globale me pjesëmarrjen e saj në misione paqeruajtëse”, ka shkruar Thaçi në Facebook, derisa ka uruar për diplomimin e dy oficerëve.