Ballina Aktuale Kreu i BIPBM-së, në mbështetje presidentit Erdogan, për Referendumin e 16 prillit

Kreu i BIPBM-së, në mbështetje presidentit Erdogan, për Referendumin e 16 prillit

SHPËRNDAJE

Kryetari i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi, përmes një letre dërguar presidentit të Turqisë, Rexhep Tayip Erdogan, ka shprehur mbështetje për Referendumin e 16 prillit, për ndryshime kushtetuese, me urimet, që, ai, të jetë dritë shprese dhe udhë-rrëfimi për Turqinë, botën islame, Ballkanin dhe tërë të shtypurit e botës.

BIPMB, është e bindur se Turqia duhet t’i thotë “Po” referendumit, ndryshimeve kushtetuese, paqes dhe stabilitetit, sepse nga “Po”-ja e qytetarëve të Turqisë presin të gjithë rajoni e bota një demokraci të mirëfilltë.

“Turqia si një vend me një zhvillim të përparuar dhe me standarde të larta jetësore, është një ndër shtyllat më të fuqishme për të ndërtuar paqen dhe sigurinë rajonale dhe globale. Deri me tash gjatë udhëheqjes së Erdoganit, Turqia ka treguar se është e denjë dhe është gati të nivelizohet me shtetet më të fuqishme në rajon. E gjithë bota islame pret që Turqia ta tejkaloj edhe këtë sprovë të madhe, pra, në emër të popullit shqiptarë dhe besimtarëve në Serbi, i uroj sukses popullit vëlla turk, në ditën e votimit të demokracisë të shprehur me Referendum, forma më legjitime për ndërrime kushtetuese, thuhet në letrën mbështetëse të Myftiut Nexhmedin ef. Saqipi, drejtuar presidentit të Turqisë Rexhep Tayip Erdogan, transmeton jetapress.