![auto_Mjlo1492713835](http://jetapress.com/wp-content/uploads/2017/04/auto_Mjlo1492713835.jpg)
Kryeparlamentari Kadri Veseli i ka uruar dy xhudistet kosovare, Majlinda Kelmendi dhe Nora Gjakova për suksesin e arritur sot në Kampionatin Evropian të xhudos, ku fituan medalje të artë, respektivisht të bronztë, shkruan zeri.info.
“Xhudistet tona po shkëlqejnë edhe në Poloni! Urime të përzemërta Majlindës për medaljen e artë, Norës për të bronztën, por edhe Distrias për paraqitjen. Suksese Lorianës dhe Akilit në përballjet e nesërme”, ka shkruar Veseli. /Zëri/