Ballina Lajme Nga Vendi Myftiu Saqipi, priti kryetarin e Kuvendit të Komunës Osmangazi

Myftiu Saqipi, priti kryetarin e Kuvendit të Komunës Osmangazi

SHPËRNDAJE

Dje, Myftiu i Bashkësisë Islame për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Nexhmedin ef. Saqipi, i cili njëherit është z/reis i Rijasetit në Serbi, priti në një takim zyrtar, kryetarin e Kuvendit të Komunës Osmangazi, zotëri Ali Sait Adiloğlu nga Turqia.

Takimi vëllazëror u organizua fillimisht në zyrën e KBI-së, në Preshevë, për të vazhduar dhe në Bujanoc, në një atmosferë të ngrohtë miqësore me veteranët e diasporës shqiptare nga LMT-ja e Tërnocit në Zvicër, me ish- kryetarin z Skender Jusufi dhe Reshat Osmani.

Qëllimi i këtij takimi ishte njohja për së afërmi e problemeve me të cilat ballafaqohen shqiptarët e Luginës së Preshevës, sidomos në fushën e zhvillimit ekonomikë dhe infrastrukturës, për të cilat probleme është duke menduar populli vëlla turk, duke shprehur gatishmëri për të investuar në këtë rajon, të përmendur për varfëri ekstreme, papunësi enorme dhe migrim jashtë vendit.

Vlen të cekët se ky takim i përbashkët midis dy kryetarëve: Saqipi – Saiti, vjen si rezultat i takimeve të mëhershme, të zhvilluara nga Myftiu Saqipi dhe përfaqësuesit e institucioneve Preshevë-Bujanoc, njofton jetapress.