Ballina Lajme Nga Rajoni Beogradi shuplakë të fortë Gruevskit dhe Ivanovit, ja çka tha Aleksandar Vuçiq

Beogradi shuplakë të fortë Gruevskit dhe Ivanovit, ja çka tha Aleksandar Vuçiq

SHPËRNDAJE

Serbia nuk përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë, ka deklaruar sot kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, i cili është në ditët e fundit të mandatit kryeministror dhe së shpejti pritet të merr postin e presidentit të Serbisë.

“Atje jeton një popull miqësor të cilit i dëshirojmë qetësi dhe stabilitet”, ka thënë Vuçiq pas vizitës së basenit të minierës “Kolubara”.

Ai më tej tha se Serbia është vend i vogël ku është e rëndësishme rajoni të jetë i qetë dhe stabil.

“Për ne është e rëndësishme të jetë e qetë, Ballkani të jetë i qetë. Është e jona që ta ruajmë stabilitetin në vend”, tha Vuçiq.