Ballina Lajme Nga Vendi Bujanoc: Simbolika e festave të shumëfishta

Bujanoc: Simbolika e festave të shumëfishta

SHPËRNDAJE

Kremtimi i Ditës së Komunës së Bujanocit, bie më 9 maj, pikërisht në Ditën Ndërkombëtare të Evropës. Po në të njëjtën ditë u shënua edhe Dita e Shkollës së Mesme “Sezai Surroi”, me një aktivitet të ngjeshur kulturo-arsimor.

Derisa në Kosovë e vende të tjera 9 maji, ishte ditë pushimi, në Bujanoc ajo u manifestua me një varg aktivitetesh nga më të ndryshmet kulturore, duke i dhënë komunës atmosferën e një qyteti evropian.

Njeriu i parë i Komunës së Bujanocit, ish deputeti popullor, Shaip Kamberi, një politikan i kalibrit evropian, lidhur për këto festa, që bien në të njëjtën ditë, tha me plot entuziazëm: “Kjo është ditë, që ngërthen në vete qëllimin tonë kombëtar, integrimin në Bashkimin Evropian, kryesisht të Shqipërisë edhe Kosovës dhe njëkohësisht edhe të Luginës së Preshevës”.

Bujanoci, ndër vite, ka shënuar një progres në realizimin e shumë projekteve jetike për qytetarët e kësaj komune, të mbështetura financiarisht nga Bashkimi Evropian, njofton jetapress.