Ballina Aktuale Presidenti Thaçi e nënshkruan dekretin për shpërndarjen e Parlamentit (Dokument)

Presidenti Thaçi e nënshkruan dekretin për shpërndarjen e Parlamentit (Dokument)

SHPËRNDAJE

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi pas rrëzimit të Qeverisë e ka nënshkruar dekretin për shpërndarjen e Parlamentit.

Përmes këtij dekreti i cili hyn në fuqi nga sot, shpërndahet legjislatura e pestë e Kuvendit të Kosovës.

Gazeta Express e ka siguruar dokumentin e presidentit Hashim Thaçi i cili e ka dhënë nënshkrimin e tij për t’i dhënë fund Parlamentit.

“Presidenti Thaçi shpërndan legjislaturën e pestë të Kuvendit të Republikës së Kosovës

Prishtinë, 10 maj – Pas pranimit të njoftimit zyrtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekretuar vendimin për shpërndarjen e legjislaturës së pesë”, thuhet nw dekretin e Presidentit.

Dekreti i presidentit Thaçi për shpërndarjen e legjislaturës së pestë:

Kujtojmë se sot me 78 vota të deputetëve ra sot Qeveria Mustafa, ndërkaq presidenti do të duhej që qysh nesër në konsultim me partitë parlamentare, të caktojë datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme.