Ballina Lajme Nga Vendi Ardita Sinani dhe Shaip Kamberi të ftuar në Danimarkë, Presheva dhe Bujanoci...

Ardita Sinani dhe Shaip Kamberi të ftuar në Danimarkë, Presheva dhe Bujanoci pjesë e komunave të forta

SHPËRNDAJE

Kyetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani së bashku me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi, do të marrin pjesë na Samitin global të qyteteve dhe komunave të forta (Strong Cities) i cili do të mbahet në Aarhus të Danimarkës prej 17 deri më 19 Maj.

Bujanoci dhe Presheva, që nga fillimi i këtij viti janë bërë anëtarë të këtij rrjeti, ndërsa në Samitin e Majit do të marrin pjesë 450 komuna dhe qytete.

Samiti është mundësi e shkëmbimit të përvojave dhe për krijimin e kontakteve të reja me përfaqësues të ndryshëm të qyteteve dhe komunave të botës raporton rtvpresheva.com.

Ndër qytetet dhe komunat tjera, anëtare të rrjetit Strong cities, ku janë anëtarësuar Bujanoci dhe Presheva, janë edhe qytetet e mëdha si: Antalya, Birminghami, Helsinki, Londra, Los Angeles, Montreali, Parisi dhe New York.

Në Samit do të marrin pjesë edhe qytetet nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia.

Përpjekjet e komunës së Bujanocit në këtë angazhim të ri janë përkrahur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ambasadës së saj në Beograd./rtvpresheva.com/