Ballina Lajme Nga Vendi Sheshi i Bujanocit me pamje të re

Sheshi i Bujanocit me pamje të re

SHPËRNDAJE

Java e dytë e majit, Komunën e Bujanocit e përshkon me një varg aktivitetesh në planin infrastrukturor.

Në mesin e këtyre projekteve ku bënë pjesë edhe rregullimi i sheshit të qytetit të Bujanocit, i cili përveç rregullimit të ulëseve, tashmë edhe po freskohet me mbjelljen e drunjve të rinj.

Mbjellja e 30 drunjve dhe pishave të reja, po e freskojnë sheshin e qytetit, duke i dhënë atij, vërtet, një pamje joshëse dhe atraktive.

Hapësirat e gjelbëruara, drunj dekorativë, ulëset prej druri dhe pastërtia në nivel të duhur, këtij sheshi edhe më shumë i japin madhështi dhe shembullin e një qendre bashkëkohore.

Ndërmarrja publike Komunalia, në këto momente, është duke e bërë mbjelljen e luleve në Sheshin e qytetit. Parku i qytetit do të jetë projekt i radhës, njofton jetapress.