Ballina Lajme Nga Rajoni Zgjedhjet në Kosovë: Koalicioni i fitores së madhe

Zgjedhjet në Kosovë: Koalicioni i fitores së madhe

SHPËRNDAJE

Në një koment të jetapress, rreth koalicioneve të partive në Kosovë, për zgjedhjet e 11 qershorit, bëhet e ditur se grupizimi i subjekteve të dala nga lufta do ta udhëheqin vendin në të ardhmen.

PDK-AAK dhe NISMA, të shoqëruara edhe me disa parti të tjera të vogla, s’ka dyshim se do të jenë bartës të zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë.

 

Ja pse do të ndodh kështu:

Kadri Veseli i PDK-së, Ramush Haradinaj i AAK-së dhe Fatmir Limaj i NISMËS, janë emra të dëshmuar të luftës në luftë dhe luftës në paqe. Ata janë figura kyçe që mund të vendosin për gjëra të mëdha në Kosovë. Këto subjekte dhe të tjerat që iu kanë bashkuar, do të kenë përkrahjen e votuesve dhe ndërkombëtarëve, për tu dhënë fund zvarritjeve të proceseve politike në vend. Këta persona bartës të proceseve luftarake dikur dhe tashti të proceseve demokratike, me orientime amerikane do të grumbullojnë votat e mjaftueshme për një fitore absolute në zgjedhje.

Isa Musta i LDK-së, Behgjet Pacolli, i AKR-së, Mimoza Kusari i Alternativës, e ndoshta Vetëvendosja e Albin Kurtit, do ta kenë një garë të fortë dhe një fushatë të lehtë në zgjedhje, meqë këto parti në Kosovë llogariten si parti të trashëguara nga fryma komuniste, madje dhe proruse.

 

Duke i marrë parasysh ngjarjet e viteve të kaluara në ecurinë e punës së Parlamentit të Kosovës, dhe reagimet jashtë saj, nuk është e vështirë të vijë deri te një përfundim se kush do të jetë fitues i zgjedhjeve të parakohshme të 11 qershorit, përveç: PDK-AAK, NISMA dhe disa parti të vogla, vlerëson jetapress.