Ballina Lajme Nga Rajoni Tensionohet gjendja, serbët futën brenda Kosovës

Tensionohet gjendja, serbët futën brenda Kosovës

SHPËRNDAJE

Serbët kanë provokuar përsëri.

Ndeshja miqësore bamirëse ndërmjet Crvena Zvezdës dhe Graçanicës është përshkuar me mesazhe politike provokuese nga tifozët serbë.

“Kosova është zemra e Serbisë”,ka qenë mesazhi që tifozët e kanë shpalosur në miqësoren që u zhvillua të martën në Graçanicë, ndërkohë që u pa edhe harta e Kosovës dhe në mes të saj tifozët serbë, që po ashtu kanë bërë thirrje dhe brohoritje antishqiptare.

Rreth dy mijë shikues e kanë përcjellë ndeshjen në fjalë, ndërsa tifozët serbë nga Kosova i kanë mirëpritur heronjtë e tyre të gjigantit serb,Zvezda.

Drejtuesit e këtij klubi kishin marrë leje nga Federata e Futbollit të Kosovës për zhvillimin e kësaj ndeshjeje,sipas tyre bamirëse,por që zakonisht kthehet në politike,pasi nuk mungojnë transparentet provokuese.

FFK nga ana e saj e ka dhënë lejen me kusht që mos të ketë provokime dhe transparente që kanë prapavi politike,por më kot.

Kjo është hera e tretë që Zvezda zbarkon në Kosovë për ta zhvilluar miqësoren me Graçanicën./Zëri/