Ballina Aktuale Tronditet Serbia, SHBA i thotë Serbis nëse preket Kosova …

Tronditet Serbia, SHBA i thotë Serbis nëse preket Kosova …

SHPËRNDAJE

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përkrahur veprimin e institucioneve të Kosovës për t’i dërguar forcat speciale policore në pikën kufitare në veri, për ta parandaluar futjen e trenit ilegal serb.

Zëdhënësja e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë,J. Michelle Schohn, ka thënë për “Kohën Ditore” se e respektojnë të drejtën e Kosovës që të menaxhojë kufijtë e vet.

“SHBA-ja ka njohur Kosovën si shtet sovran dhe të pavarur që nga viti 2008 dhe ne e respektojmë të drejtën e Kosovës që të menaxhojë se kush dhe çka kalon nëpër kufijtë e saj.

Na vjen mirë që mbrëmë nuk kishte konfrontime në kufi”,ka thënë Schohn.

Ajo më tej ka shtuar se SHBA-ja përkrah fuqishëm dialogun e moderuar nga BE-ja “si mënyrën më të mirë për të ecur përpara në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë”.

Së fundi janë rritur zërat që thonë se obstruksionet e Serbisë vijnë pas ndryshimeve në administratën e SHBA-së,ku serbët llogarisin në përkrahjen e presidentit të ri amerikan,Donald Trump.

E pyetur për mundësinë e ndryshimit të kursit amerikan në raport me Kosovën,me ardhjen e Trumpit,zëdhënësja e Ambasadës amerikane në Prishtinë ka përmendur vazhdimësinë e politikës amerikane në Ballkan.

“Politika e SHBA-së lidhur me Ballkanin në dy dekadat e fundit ka qenë relativisht konsistente pa marrë parasysh se cila parti ka qenë në Shtëpinë e Bardhë. Nuk kemi parë asnjë indikacion se kjo do të ndryshojë”,ka thënë Schohn.