Ballina Lajme Nga Bota Putin takohet me princin saudit me ndikim

Putin takohet me princin saudit me ndikim

SHPËRNDAJE

Zëvendës Princi i Kurorës i Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman, dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, të cilët kanë punuar së bashku për ta zvogëluar prodhimin e naftës, do të takohen sot pasdite në Moskë.

Ata ishin të dobishëm në një marrëveshje të suksesshme globale në bazë të së cilës prodhimi i naftës u zvogëlua për 1.8 milionë fuçi në ditë si pjesë e përpjekjeve për të mos lejuar rënien e çmimeve dhe për të ulur artikujt e fryrë, transmeton Express.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e ka konfirmuar sot gjatë një konference për media se takimi mes tyre do të mbahet pasdite.

Vitin e kaluar, ata u takuan në Kinë në muajin shtator në margjinat e samitit të G20-s.

Sipas televizionit Al Arabiya, ata do ta diskutojnë konfliktin në Siri, dhe pritet që të nënshkruhet katër marrëveshje mes Arabisë Saudite dhe Rusisë./Express/