Ballina Lajme Nga Bota Nuk ka ‘hajgare’ me presidentin e ri francez: Macron pranë Putinit bëri...

Nuk ka ‘hajgare’ me presidentin e ri francez: Macron pranë Putinit bëri diçka që askush nuk ka guxuar

SHPËRNDAJE

Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka bërë diçka dje që asnjë lider perëndimor nuk e bëro: Duke qëndruar pranë Presidentit të Rusisë Vladimir Putin në një konferencë shtypi, ka kritikuar ashpër mediat ruse “RT” dhe “Sputnik” si ‘agjenci të propagandës që përhapin gënjeshtra serioze’, transmeton Kosova Post.

Macron: “Unë kurrë nuk do të tolerojë” gënjeshtra dhe propaganda

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve rreth vendimit të tij për të ndaluar aksesin e fushatës zgjedhore në këto media të sponsorizuar nga shteti rus, Macron tha:

‘Rusia Today dhe Sputnik ishin media me ndikim të cilët në disa raste kanë përhapur të pavërteta serioze për mua dhe fushatën time. Kjo është arsyeja pse ata nuk ishin të ftuar në stafin tim … Pra, ne do të flasim hapur, Rusia Today dhe Sputnik nuk veprojnë si organe të medias dhe gazetarëve, por si agjentë me ndikim dhe propaganda, si një propagandë gënjeshtare, as më pak as më shumë. Dhe unë kurrë nuk do të tolerojë këtë’.