Ballina Opinione Xhamia e shqiptarëve në Zemun

Xhamia e shqiptarëve në Zemun

SHPËRNDAJE

Shkruan: Abdullah Klinaku

 

Kur flitet për identitetin tonë kombëtar është e pa mundur të mos flasim dhe mos ta vejmë në pah identitetin tonë fetar – islam, si pjesë e qenësishme e dallimit midis nesh dhe sllavo-ortodoksëve, si armiq të përbetuar të kombit tonë. Këtë fakt anti fetarët, komunistët e laikët e mohojnë ose të paktën bëjnë përpjekje ta minimizojnë. Por armiqtë tonë nuk e mohojnë e as nuk  e minimizojnë, prandaj sot me ushtri dhe polici serbe, nisi rrënimi i Xhamisë së shqiptarëve në Zemun, në Serbi.

Minarja e xhamisë, ka qenë dhe vazhdon të jetë pika dalluese midis nesh dhe atyre që synojnë ta shfarosin kombin tonë. Ata u përpjekën me shekuj që dallimet etnike, gjuhësore, kulturore e fetare ti shuajnë deri sa të na bëjnë sikur se ata. Por as gjuha, as kultura, as etnia e as feja nuk na ndryshuan. Rrjedhimisht as ne nuk u bëmë sikur ata. Ne ishim ndryshe. Jemi ndryshe. Dhe do ta vazhdojmë të promovojmë, fuqizojmë dhe ta qesim në pah çdo gjë që dëshmon se ne jemi ndryshe prej tyre!

Shqiptarët tonë në Serbi, me gjuhën shqipe, me guximin kombëtar dhe shpirtin fetar dje e mbrojtën xhaminë  e tyre. Ndërsa sot një shtet u ngrejë kundër tyre. Ata dhe ne bashkë me ta e vuajmë këtë armiqësi që është kultivuar dhe vazhdon të kultivohet kundër identitetit tonë kombëtar e fetar. E aq më keq kur në këtë valle anti kombëtare e anti fetare hyjnë edhe disa shqiptar.

Xhamia nisi të rrënohet në natën kur nis paqja në botë, përmes muajit të bekuar Ramazan. Kur ne i drejtohemi përmirësimit individual dhe kolektiv për të qenë në funksion të shoqërisë, vendit dhe njerëzimit. Ne përgatitemi përmes këtij muaji për të qenë në funksion të paqes për të gjitha kombet fetë e racat, ndërsa disa  përpjekën që të nxisin, konfliktin, dhunën dhe terrorin midis njerëzve. Nisin të rrënojnë xhaminë, në natën e Ramazanit.

Serbia luftën me minaret e xhamisë e ka strategji të veten. Vetëm Beogradi në shekullin e XVI kishte rreth 300 xhami. Beogradi ishte vendi i minareve, siç ka qenë më parë edhe vendi i paraardhësve tonë. Por ata rrënuan xhamitë, ashtu siç u përpjekën të rrënojnë të kaluarën e tyre nomade dhe të improvizojnë sikur se vendor. Serbia rrënojë qindra xhami edhe në Kosovë. Ajo e ka djegur dhe e ka  rrafshit xhaminë e Ibrit, me pretendimin e saj shovinist ta kthej në tokë serbe edhe një pjesë tjetër të tokës shqiptare. Fundja atë çfarë e bënë Serbia, tashmë e di bota, por atë çfarë po bënë vet bota e ka dikush që e din. A ka dikush që e din, se sikur të atakohej minimalisht një kish serbe në Kosovë, deri në mbrëmje edhe Këshilli i Sigurimit do të ishte mbledhë. A ka dikush që e din, se një atakim minimal i kishës ortodokse në oborrin universitar, për Kosovë do të thotë identifikim me terrorizmin. Por çfarë do të thotë për Serbinë rrënimin i një xhamie, dhe çfarë do të thotë për neve shqiptarëve dhe Evropën heshtja në rrënimin e kësaj xhamie.

Shqiptarët dinë të jenë të durueshëm, dhe ti kthehen Zotit me lutje për paqe dhe ditë të mira edhe në këtë sprovë. Krah vetes do të kenë miqtë e mirë që e duan dhe e respektojnë xhaminë si vlerë kombëtare. Dhe si të tillë plisi jonë do të lulëzojë herë do kur pranë trojeve tona përmes minares së xhamisë së Ibrit në Mitrovicë, xhamisë në marinarëve në Ulqin, Burmalli xhamisë në Shkup, xhamisë së Magëllqit në Çamëri dhe xhamisë së Et’hem beut në Tiranë.