Ballina Lajme Nga Rajoni Myftiu Saqipi, viziton Xhaminë e rrënuar të Zemunit

Myftiu Saqipi, viziton Xhaminë e rrënuar të Zemunit

SHPËRNDAJE

Të enjten e 1 qershorit, në Zemun, 12 km afër Beogradit, arriti për një vizitë Myftiu i Luginës Nexhmedin ef. Saqipi, zëvendës – reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, për të parë nga afër vendin e Xhamisë së rrënuar nga organet komunale, të shoqëruara me forca të shumta të xhandarmërisë dhe policisë.

Gjatë takimit me Hoxhën e Xhamisë së Zemunit, Emin ef. Zejnullahu, është biseduar për mënyrën se si të gjenden rrugët legale, që institucionalisht të ngritet objekti fetar, ë mënyrë që myslimanët e këtij vendbanimi t’i kryejnë ritet fetare normalisht pa penguar nga askush.

Hoxha i Xhamisë së Zemunit, Emin Zejnullahu e njoftoi Myftiun lidhur me ngjarjet para, gjatë dhe pas rrënimit të Xhamisë, takimet që ka zhvilluar me autoritet e komunës dhe planet për të ardhmen.

“Në vendin ku janë vënë themelet e Xhamisë, jetojë rreth 600 myslimanë, të cilët dëshirojnë ta kenë një shtëpi të Zotit, ku ata do t’i kryenin lutjet dhe ritet e tjera fetare. Këtu në këtë  lagje nuk ka asnjë shtëpi të legalizuar, bile edhe Kisha është ndërtuar pa rregullimin e dokumentacionit të legalizimit. Por, organet komunale të Zemunit, qëllimisht e gjetën kohën e fillimit të muajit të shenjët të Ramazanit për t’a rrënuar Xhaminë e për të na kthyer festën në hidhërim, tha Hoxha Emin Zejnullahu, gjatë bisedës me Myftiu Nexhmedin ef. Saqipi.

Myftiu i Luginës Nexhmedin ef. Saqipi, zëvendës – reis i Rijasetit të Bashkësisë Islame të Serbisë, i siguroi Hoxhës së Zemunit, Emin Zejnullahut, se nuk do të mungoj angazhimi i tij, për gjetjen e zgjidhjes institucionale të ngritjes së Xhamisë, duke u bazuar në kompetencat që ka në nivel të Rijasetit për të ushtruar ndikimin e institucionit që përfaqëson te institucionet komunale të Zemunit dhe atyre shtetërore, që sa më shpejt të fillojnë punët rreth ngritjes së Xhamisë së rrënuar, njofton portali jetapress.