Ballina Lajme Nga Rajoni Historiani serb po kërkon që me Kushtetutën e Serbisë të shpallet ‘okupimi...

Historiani serb po kërkon që me Kushtetutën e Serbisë të shpallet ‘okupimi i Kosovës’

SHPËRNDAJE

Historiani Çedomir Antiq, i cili ishte zëdhënës i partisë së kryeministrit të vrarë serb, Zoran Gjingjiq, si dhe ish-lider studentor, me vite i njohur si avokues për “ndarjen paqësore dhe demokratike të Kosovës”, ka deklaruar për “BLIC”-in beogradas se ndarja e Kosovës dhe shpallja e okupimit të Kosovës janë në mesin e opsioneve që të futen në Kushtetutën e Serbisë.

Kjo deklaratë vjen pas paralajmërimit të kryeministrit në largim dhe presidentit të ri serb, Alleksandar Vuçiq, për ndryshime kushtetuese, veprim ky i cili, sipas disa analistëve, vjen si rezultat i kushtëzimit të Beogradit zyrtar nga ana e Bashkimit Evropian që të hiqet Kosova nga Kushtetuta e Serbisë në mënyrë që të përshpejtohen bisedimet për procesin e anëtarësimit të Serbisë në BE.

Ndër të tjera, Antiq theksoi se një nga opsionet për ndryshimet kushtetuese është një, siç thotë ai, marrëveshje historike ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve, transmeton gazetametro.net.